75 Mall Live Search
11:20 / E Martë, 01 Mars 2022 / B O

Trupat belloruse futën në Ukrainë!

Pavarësisht se lideri bellorus, Lukashenko tha se shteti i tij nuk do të futet në luftën në Ukrainë si aleat i Rusisë, një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Raportimet e fundit nga mediat ukrainase thonë se forcat ushtarake Belloruse sapo janë futur në rajonin e Chernihiv.

Informacioni u konfirmua nga zëdhënësi i departamentit rajonal të Forcave të Mbrojtjes së Territorit, Vitaly Kirilov.

Lukashenko ka deklaruar mëngjesin e sotëm se ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe nuk do ta bëj një gjë të tillë as në të ardhmen./Indeksonline/