75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 01 Mars 2022 / C E

Kryetari i gjyqtarëve i kërkoi falje Evertonit për dorën e Rodrit

Te Everton po “vlojnë” për mos akordimin e një penalltie në dorë të Rodrit në ndeshjen ndaj Manchester Cityt (0-1).

Pas njoftimit se kishin bërë një protestë formale pranë autoriteteve, kryearbitri i Premierligës, Mike Riley, i kërkoi falje Everton.

Sipas Sky Sports, ai i telefonoi presidentit të Evertonit, Bill Kenwright, dhe trajnerit Frank Lampard, për të kërkuar falje për arbitrin dhe VAR që mbyllën një sy ndaj shkeljes së hapur.