75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

PSD vendos pllug para Ministrisë së Bujqësisë, kërkon që Qeveria t’u dalë në ndihmë bujqve

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht t’u dalë në ndihmë bujqve të vendit tonë duke ua hequr akcizën dhe TVSH-në në naftë, t’ua subvencionojë së paku 25 % të çmimit të plehut si dhe ta bëjë rritjen e subvencioneve të përgjithshme në bujqësi me së paku 25 %.

Sipas tij, kostoja për ta mbjellë një hektar tokë veçse është rritur, është bërë diku 97.8 përqind më e shtrenjtë, dhe se tashmë po rrezikohemi për mos-mbjellje të grurit, gjë e cila do të shkaktojë një krizë edhe më të madhe në vjeshtë.

Këto deklarata Krasniqi i bëri sot pasi paria e tij e mbajti një aktivitet para objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku vendosën një plug dhe ngjitën një grafikon ku paraqitën, sipas tyre, rritjet e çmimeve që janë bërë për procedurat e mbjelljes së grurit.

“50-60 % të nevojave tona për grurë mbulohen nga prodhimi vendor. Rritja për 97.8 % e kostos për mbjelljen e tokës pashmangshëm do ta ulë prodhimin vendor, duke na ekspozuar edhe më shumë ndaj importit dhe krizave ndërkombëtare që po parashihen të vinë”, përfundoi Krasniqi.