75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Oriola Marashi pjesë e koleksionit të ri të markës Guess

Modelja e famshme nga Shqipëria, Oriola Marashi duket se ka marrë vëmendjen në vende të ndryshme të botës me linjat e saj trupore të përkryera.

Modelja është shumë aktive me pozat e saj në rrjetet sociale ku shfaqet shumë joshëse, transmeton IndeksOnline.

Oriola sot ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe ku na ka bërë me dije se është pjesë e koleksionit të ri të markës Guess.

Në fotografitë e publikuara ajo është shfaqur me veshje sportive.

Vlen të përmendim se ky nuk është bashkëpunimi i parë i Oriolës me markën e njohur./IndeksOnline/