75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

Po bën namin, kënga “Dale” arrin 90 milionë klikime në ‘Youtube’

Bashkëpunimi mes Kides, Ledrit dhe Butrinit Imerit po vazhdon të thyej rekorde.

Kjo këngë e cila është publikuar në korrik të vitit 2021 po dëgjohet akoma me të njëjtin ritëm, shkruan Indeksonline.

Hiti “Dale” është shoqëruar me një klip tejet interesant të cilin treshja e kanë realizuar në Antalia.

Ky projekt sot arriti të grumbulloi 90 milionë klikime në ‘Youtube’ duke hyrë në listën e krijimeve të pakta muzikore që kanë arritur këtë rekord./Indeksonline/