Nën bombardimet e rusëve, kryebashkiaku i Mariupol-it: I gjithë qyteti ka mbetur pa ujë

Një prej qyteteve më të sulmuara nga trupat ruse, Mariupol, ka mbetur tashmë pa ujë.
Denoncimin e ka bërë kryebashkiaku i qytetit, Vadym Boichenko.
Porti juglindor i Ukrainës i Mariupolit është prej fillimit nën bombardimeve ruse, ndërsa nuk ka qenë në gjendje as të evakuoi të lënduarit nga lufta në Kherson ishte i rrethuar plotësisht nga forcat pushtuese.
“Ne po luftojmë, ne nuk do të pushojmë së mbrojturi atdheun tonë,” tha kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko drejtpërdrejt në TV ukrainas.