Tragjike në Greqi, masakrohet me thikë familja shqiptare

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi ditën e sotme.
Një familje shqipare është gjetur e masakruar me thika, ndërsa mes viktimave janë edhe dy fëmijë, të moshës 1 dhe 2 vjeç.
Ka qenë fëmija i madh i shtëpisë, 11 vjeç, që ka gjetur pasditen e sotme prindërit e tij, çiftin shqiptar dhe dy fëmijët 1 dhe 2 vjeç të masakruar me thikë.
Fëmija 11 vjeç u kthye pas aktivitetit pasdite dhe ka lajmëruar i shokuar.
Fillimisht policia dyshoi se bashkëshorti vrau gruan dhe 2 fëmijët e në vijim vrau veten
Por pak më pas policia deklaroi se vrasja mund të jetë kryet nga ish-bashkëshorti i gruas, me të cilin ka fëmijën e parë, 11-vjeçar, i vetmi që shpëtoi gjallë.
11 vjeçari nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi krimi tronditës.
Kryebashkiaku i zonës Andravida-Kilini, Janis Lenxas, ka folur i shokuar për ngjarjen duke konfirmuar se bëhet fjalë për familje shqiptare, me banim në Agjo Konstantino, Anfravida.