75 Mall Live Search
22:50 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore suedeze

Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze të mërkurën, sipas një deklarate të Forcave të Armatosura Suedeze. 

Dy Su-27 dhe dy Su-24 ruse shkelën hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Gotland, përtej detit, raporton CNN, transmeton Indeksonline.

Forcat Ajrore Suedeze kreu një operacion duke përdorur avionët e saj luftarakë Jas 39 Gripen “jashtë gatishmërisë emergjente”. 

“Ne ishim në terren për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë”, tha shefi i Forcave Ajrore, Carl-Johan Edström.

“Ne kemi kontroll të plotë të situatës”, tha tutje ai.

Suedia ndaloi aviacionin rus në hapësirën e saj ajrore të hënën, më 28 shkurt./Indeksonline/