Emocionuese/ Pas disa ditësh balerini ukrainas ribashkohet me të dashurën

Balerini ukrainas, Maksim Chmerkovskkiy pas disa ditësh u ribashkua me gruan e tij, Peta Murgaroyd. Ky ribashkim ishte tejet emocionues.
Ai u kthye në shtëpi të mërkurën pasi kishte shkuar në Ukrainë, transmeton Indeksonline.

Chmerkovsky dhe Murgatroyd u fotografuan të përqafuar pasi ai u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit (LAX).

Çifti u mbajt për dore teksa dilnin nga aeroporti.
Chmerkovskiy gjatë qëndrimit në Ukrainë kishte publikuar foto dhe video të luftës në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Në një moment ai u tha 1.1 milion ndjekësve të tij në Instagram se ishte arrestuar në Ukrainë.
Rusia dhe Ukraina thanë të mërkurën se ishin të përgatitur të zhvillonin bisedime për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës javën e kaluar./Indeksonline/
