75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 03 Mars 2022 / k.v

Ndihmat mjekësore të dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar arrijnë në Ukrainë

Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social të Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar sot se vendi i tij kishte dhuruar më shumë se 300,000 furnizime mjekësore “jetike” në Ukrainë.

Ai tha se këto ndihma kanë arritur sot në destinacionin e duhur, Ukrainë, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës dhe vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’u dhënë atyre mbështetjen që u nevojitet”./IndeksOnline/