Qytet tejet i bukur, si po bëhet rrafsh me tokë Kharkivi në Ukrainë, shihni pamjet para dhe pas luftës!

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Qyteti antik i gërshëtuar me modernen llogaritet si një nga më të bukurit në Ukrainë, por edhe në Evropë.
Me shumë muze, teatro, biblioteka e katedrale, Kharkivi është vet bukuria, por edhe forca më e madhe industriale e Ukrainës, shkruan Indeksonline.

Qyteti me 1.5 milionë banorë është më i dëmtuari nga lufta 1 javëshe në Ukrainë. Qendra e Kharkivit pothuajse është niveluar me tokën nga sulmet ruse.

Jozyrtarisht mësohet se Kharkivi është qyteti me më shumë viktima deri më tani nga lufta në Ukrainë.

Pamjet e fundit e tregojnë më së miri se sa i bukur ishte ky qytet dhe në çfarë gjendje është tani nga sulmet barbare ruse./Indeksonline/