75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 03 Mars 2022 / k.v

Lista Serbe nuk qëndron me Ukrainën, shikojeni veprimin e tyre në Kuvend (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë pajtuar që të tërheqin nga rendi i ditës tri pikat e para dhe të kalojnë drejtpërdrejt në pikën ku do të trajtohet rezoluta në mbështetje të Ukrainës.

Deputetët gjithashtu kanë mbajtur një minut heshtje për viktimat civile të cilat janë vrarë nga invazioni i Rusisë në Ukrainë.

Deputetët po mbajnë në duar dhe para vetes pankartat me mbishkrimin “Kosova qëndron me Ukrainën”.

Ndërsa grupi parlamentar i Listës Serbe pankartat me këtë mbishkrim i kanë larguar nga tavolina duke i kthyer prapa që të mos duket asgjë./IndeksOnline/