75 Mall Live Search
12:47 / E Enjte, 03 Mars 2022 / AR

Ylli ukrainas i tenisit: Kam një armë dhe jam gati ta përdor

Tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky thotë se është kthyer në vendin e tij për të luftuar kundër pushtimit rus.

Duke folur për Radio 5 Live, ai thotë se nuk ka përvojë luftimi – por dëshiron të “mbrojë atë që është e jona, të mbrojë vendin tonë”, raporton BBC.

“Putini e ka bërë shumë më të lehtë për ukrainasit që t’u bashkohen [rezervistëve ushtarakë] sepse ai ka vendosur që Ukraina nuk ka ekzistuar kurrë”, thotë ai.

“Unë kam një armë dhe jam i përgatitur ta përdor”.