75 Mall Live Search
16:48 / E Enjte, 03 Mars 2022 / OSH

​Talat Xhaferi nesër nis vizitën në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nesër nis një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takojë përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike.

Xhaferi do t’i ketë edhe disa takime tjera, megjithatë deri tash zyrtare është takimi me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcaq.

Takimi do të nis në ora 10:00 dhe më pas në orën 10:45, do të ketë konferencë për media.