Zelensky me kërkesë të veçantë për bisedimet me Putin

Në një konferencë për media, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të pranonte një dialog me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Megjithatë, kushti i Zelenskyt për bisedime është i veçantë.
Ai thotë se do të ulej në tavolinën e bisedimeve me Putin vetëm nëse nuk do të bisedonin 30 metra larg, si rasti i diskutimit Putin-Macron.
“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron” tha ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.
Ai gjithashtu tha se Ukraina nuk ka plan të sulmojë Rusinë, duke kërkuar që ta lërë “të qetë” shtetin ukrainas.
Zelensky në anën tjetër kërkoi nga NATO që dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë” tha presidenti ukrainas.