75 Mall Live Search
08:30 / E Premte, 04 Mars 2022 / B O

Kryeministri në ardhje, si e sheh Abazovic “Ballkanin e Hapur”

Dritan Abazoviq me shumë gjasë do të jetë kryeministër i ri i Malit të Zi. Tre kryeministri shqiptarë do të jenë në shtetet e Ballkanit, me ardhjen e Abazoviq në krye të Malit të Zi.

Por, çfarë do të ndodhë me “Ballkanin e Hapur” në rast se Abazoviq do të jetë kryeministër?

Në një intervistë mbrëmë për mediat malazeze, Abazoviq ka thënë se qeveria në ardhje e tij do të shqyrtojë të gjitha nismat rajonale, përfshirë edhe “Ballkanin e Hapur”.

“Nëse e shohim si të panevojshme, do e mënjanojmë. Escobar na ka thënë se “Ballkani i Hapur” është një nga tri shtyllat që Amerika e përkrahë. Na duhet bashkëpunim i mirë më fqinjët” ka thënë Abazoviq./Indeksonline/