75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 04 Mars 2022 / OSH

Nis konferenca e jashtëzakonshme e NATO-s

Ka filluar konferenca e jashtëzakonshme e ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-së lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan IndeksOnline.

Në konferencë po merr pjesë edhe Ministrja e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Xhaçka është takuar me sekretarin amerikan Antony Blinken, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Komandantin e Komandës Supreme të Forcave aleate për Evropën, gjeneral Tod Ëalters.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash./IndeksOnline/