75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 04 Mars 2022 / B O

Lajmërohet Klitschko, ka një apel për banorët e Kievit dhe pronarët e barnatoreve

Vitali Klitschko sapo ka dhënë bilancet e natës së kaluar në Kiev. Ish-kampioni i boksit ka thënë se nata ka qenë relativisht e qetë.

“Nata në kryeqytet ishte relativisht e qetë. Sistemet PPO funksionuan disa herë. Tani qyteti jeton në gjendje ushtarake. Ju bëj apel pronarëve të barnatoreve private: hapini, kush të mundet! Kjo është shumë e rëndësishme. Sepse njerëzit qëndrojnë në radhë me orë të tëra për ilaçe në farmacitë komunale. Nëse nuk ka nevoj ekstreme, përmbahuni nga lëvizja e qytetit. Për hir të sigurisë tënde. Dhe mos e neglizhoni sinjalin e alarmit. Zbritni menjëherë në bodrume” ka thënë Klitschko./Indeksonline/