75 Mall Live Search
11:50 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

​Zelensky bisedon në telefon me kryeministrin Rama

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zelensky ka thënë se me Ramën të kenë biseduar për luftën kudër agresionit rus dhe punën e përbashkët në OKB për rezolutën e miratuar kundër agresionit rus.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbashkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.

Në anën tjetër, kryeministri shqiptar ka thënë se ka shprehur solidaritetin dhe admirimin e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, bashkë me vullnetin për të ndihmuar Ukrainën.

“I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse” ka shkruar Rama në Facebook.