Hajnat thyejnë disa shtëpi në fshatrat Ozdrim dhe Dubovë

Mbi gjashtë shtëpi janë thyer nga një grup hajnash në fshatrat Ozdrim dhe Dubovë.
Burime të Indeksonline bëjën me dije se shtëpitë e thyera kanë qenë ta pabanuara.
Kamerat e sigurimit nëpër to nuk kanë arritur të identifikojnë hajnat që kanë realizuar thyerjet.
Rasti është duke u hetuar nga ana e policisë, teksa akoma nuk dihet se çka është vjedhur në këto shtëpi./Indeksonline/