75 Mall Live Search
15:15 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Thellohet kriza për kampionin e Superligës së Kosovës, Malisheva shkatërron Feronikelin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni aktual Prishtina vazhdon të mos dijë për fitore në pesë ndeshje radhazi, ku sot u mposht si mysafire e Dukagjinit me rezultat 2:1.

Ndërkaq, skuadra e Malishevës ka zhvilluar sot ndeshje si vendase ku e ka shkatërruar me rezultat 6:1 Feronikelin.

Me pikët e reja, Dukagjini ngjitet në pozitën e tetë me 24 pikë të arkëtuara, dy sosh më pak se kundërshtari i sotëm Prishtina që zë vendin e gjashtë me 26 pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, pas fitores së sotme skuadra e Malishevës largohet nga zona e rrezikut në tabelë, ku tani zë vendin e shtatë me 26 pikë, kurse Feronikeli si duket po vulos rënien nga liga, ku renditet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë të tubuara.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Dukagjini 2:1 Prishtina

Malisheva 6:1 Feronikeli