75 Mall Live Search
15:17 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Ish-komandantët e UÇK-së bashkohen në ditët e Epopesë

Ish-komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u bënë bashkë sot në një vend.

Agim Çeku, Sylejman Selimi, Kadri Kastrati, Daut Haradinaj dhe Xhavit Gashi bënë një fotografi së bashku në kazermën që mban emrin e kryekomandantit Adem Jashari në Prishtinë.

Aty bashkë me drejtuesit e shtetit dhe shumë qytetarë morën pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së në 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së.