75 Mall Live Search
15:50 / E Diele, 06 Mars 2022 / MSH

Kolapson plani për evakuimin e ukrainasve

Rreth 200 mijë ukrainas nga qyteti i Mariupolit nuk janë evakuuar dot, pasi ushtarët rusë filluan granatimet gjatë armëpushimit.

Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord në parim për evakuimin e civilëve, por nuk kishin rënë dakord për detajet se si do të ndodhte evakuimi, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Korridori humanitar për evakuimin e civilëve nga zonat e rrezikuara ishte një marrëveshje që u arrit mes Rusisë dhe Ukrainës në raundin e dytë të bisedimeve.

Kjo marrëveshje u prish edhe gjatë ditës së djeshme, ku pasi filloi orari i armëpushimit për evakuim, forcat ruse granatuan qytetin.