Erion Veliaj takohet me fituesin e ‘BBV’

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, sot u takua me fituesin e ‘Big Brother Vip Albania’, Ilir Shaqirin.
Përmes një postimi në Instagram, Veliaj u shpreh se Iliri është një nga balerinët më të mirë shqiptarë, shkruan Indeksonline.
“@ilir_shaqiri është një superçun Tirane, një nga balerinët 🕺 më të mirë shqiptarë 🇦🇱, me shpirtin e atij që edhe kur rrëzohet, ngrihet më i fortë nga ç’ishte. Ky është edhe shpirti i qytetit tonë, që beson te puna dhe merita. Faleminderit për vizitën miku im! 👏🏻”, shkroi ai.
Ndërsa këtij postimi iu përgjigj edhe Iliri tha se shqiptarët i bashkon vepra e jo fjalët.
“Shqiptaret e mire kudo jane i bashkon vepra dhe Jo fjalet, puna dhe Jo pertaclliku, rezultatet dhe Jo perrallat. Me shume art dhe kulture per te rinjte qe duan te realizojne endrrat e tyre 🙏 . Faleminderit @erionveliaj 💪👋🇦🇱”, shkroi Shaqiri./Indeksonline/
