75 Mall Live Search
18:03 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

​Ja pse Ronaldo është larguar nga lista e lojtarëve për derbin me Cityn

Manchester United do të përballet me Manchester Cityn pa yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Gjatë gjithë javës ishte raportuar se numri 7 do të luajë nga minuta e parë kundër skuadrës së trajnerit Pep Guardiola, por në formacionin zyrtarë të “Djajve të Kuq” ai nuk është përfshirë, transmeton KosovaPress.

Madje, Ronaldo tashmë nuk është as në listën e lojtarëve të bankës rezervë dhe është trajneri Rafael Ragnick ai i cili ka sqaruar situatën.

Ragnick ka bërë të ditur se Ronaldo ka pasur disa probleme me ijën e tij dhe është dashur që të pushojë.

“Ai kishte një problem me përkuljen e ijeve të premten”, ka thënë shkurtimisht trajner i Manchester United.

Ndeshje Manchester City-Manchester United starton nga ora 17:30.