75 Mall Live Search
21:22 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Bombardime pranë Kievit, tetë civilë të vdekur

“Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin – një lagje në perëndim të Kievit pas bombardimeve intensive të dielën”, tha kryebashkiaku i Irpin, Oleksandr Markushyn, në një deklaratë të dielën në Telegram. 

Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

“Një familje vdiq, para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur”, tha ai. 

“Irpin është në luftë, Irpin nuk është dorëzuar”, tha Markushyn. 

“Një pjesë e Irpin u kap vërtetë nga pushtuesit rusë, por një pjesë e Irpin po lufton dhe nuk dorëzohet”. 

Markushyn tha se një tjetër evakuim do të fillonte nesër në mëngjes./Indeksonline/