75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 07 Mars 2022 / B O

Roy Keane: Pesë-gjashtë lojtarë të Man Unitedit, kurrë më nuk duhet ta veshin atë fanelë

Manchester United pësoi një humbje të rëndë 4-1 nga rivali lokal, Manchester City. Legjenda e United, Roy Keane e ka analizuar humbjen e ish-skuadrës me plot kritika.

Keane ka thënë se fanelën e kësaj skuadre nuk e meritojnë ta veshin kurrë 5-6 lojtarë të saj.

“Ata hodhën peshqirin dhe kjo është e turpshme. Ata janë shumë prapa ekipeve të tjera. Isha i frustruar duke e parë lojën e tyre. Kjo skuadër nuk ka disa mangësi, por i ka të gjitha mangësitë. Pesë ose gjashtë’ lojtarë nuk duhet të luajnë më kurrë për United” ka thënë Keane./Indeksonline/