75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 07 Mars 2022 / AR

Aktorja shqiptare në pritje të binjakëve

Aktorja e humorit, Delinda Disha është sërish në pritje të ëmbël të jo një, por dy bebushave!

Lajmin e konfirmoi vetë aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit. 

Në foton familjare të postuar, Delinda shfaqej me të barkun e rrumbullakosur e rrethur nga bashkëshorti dhe djali i saj i madh, 5-vjeç.

Aktorja e “Klanifornias” e zbuloi përmes një komenti se është në pritje të binjakëve, pasi dikush e pyet në lidhje me bebushin.

“Po, dy binjakë!”- përgjigjet ajo, duke konfirmuar kështu se së shpejti do të bëhet nënë e tre fëmijëve.

Delinda Disha, shtatzënë për herë të dytë