75 Mall Live Search
20:34 / E Hënë, 07 Mars 2022 / LB

Biden bisedon me liderët e Francës dhe Gjermanisë, paralajmërohet se do të rrisin kostot ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden zhvilloi sot një video-telefonatë për më shumë se një orë me kryeministrin Boris Johnson dhe liderët e Francës dhe Gjermanisë.

Shtëpia e Bardhë shkroi në Tëitter se ata ranë dakord të “vazhdojnë të rrisin kostot ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dëshiron që Perëndimi të rrisë presionin ndaj Rusisë duke ndaluar blerjen e naftës dhe gazit të saj, por deri më tani një marrëveshje nuk është arritur.

Ekziston frika se vendet evropiane që mbështeten shumë në energjinë ruse mund të goditen veçanërisht rëndë nga një veprim i tillë.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se liderët përsëritën gjithashtu “angazhimin për të vazhduar ofrimin e ndihmës së sigurisë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën”.

“Përveç kësaj, ata diskutuan angazhimet e tyre përkatëse të fundit me presidentët ukrainas dhe rus”.