KQZ voton sot për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, ndërsa në rend dite është vetëm një pikë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme, që pritet të mbahet në orën 13:30, në rend të ditës është shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe të Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë (ACEEEO).
Kujtojmë se Rusia dhe Bjellorusia janë duke u përjashtuar e suspenduar nga shumë organizata ndërkombëtare që nga 24 shkurti, kur nisi pushtimi i Ukrainës.