75 Mall Live Search
16:09 / E Martë, 08 Mars 2022 / k.v

Lajçak: Mbështetja për Ballkanin Perëndimor, më e rëndësishme se kurrë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim në Londër, me ministrin për Evropën James Cleverly dhe të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Stuart Peach.

“Mbështetja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe gjetkë tani është më e rëndësishme se kurrë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Pas ngjarjeve në Ukrainë, së fundi janë shtuar thirrjet për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.