75 Mall Live Search
18:53 / E Martë, 08 Mars 2022 / k.v

Lladrovci: Drenasi shembull se si respektohen të drejtat e grave

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar 8 Marsin, duke theksuar se “urimi do të jetë më i sinqertë, nëse kemi çka të tregojmë për zbatimin e barazisë para ligjit, të dëshmojmë se kemi krijuar rrethana për gjasa dhe mundësi të barabarta në vitet e mëhershme, të kemi rezultate për avancimin e grave në vendimmarrje, promovimin e grave në lidership lokal dhe qendror”.

Lladrovci ka shkruar: “Kemi dëshmuar se jemi shembull se si respektohen të drejtat e grave në komunën e Drenasit, duke avancuar pozitën tuaj në vendimmarrje. Nuk do të ndalemi me kaq, përkushtimi ynë do të vazhdoj tutje, për të zbatuar pozitivisht mundësitë dhe gjasat e barabarta për gratë”.

Postimi i plotë:

Nëna, gra, motra, gëzuar 8 Marsi!

Në këtë ditë, urimi për juve do të jetë më i sinqertë, nëse kemi çka të tregojmë për zbatimin e barazisë para ligjit, të dëshmojmë se kemi krijuar rrethana për gjasa dhe mundësi të barabarta në vitet e mëhershme, të kemi rezultate për avancimin e grave në vendimmarrje, promovimin e grave në lidership lokal dhe qendror. Po, ne kemi me se të krenohemi, por nuk është mjaft.

Kemi dëshmuar se jemi shembull se si respektohen të drejtat e grave në komunën e Drenasit, duke avancuar pozitën tuaj në vendimmarrje. Nuk do të ndalemi me kaq, përkushtimi ynë do të vazhdoj tutje, për të zbatuar pozitivisht mundësitë dhe gjasat e barabarta për gratë.

Gruaja është shtylla e shtëpisë, mbajtëse e familjes dhe edukatore. Ju keni përballuar sfidat më të mëdha të historisë së vendit duke iu bashkuar luftës tonë çlirimtare, keni rritur dhe edukuar djem e vajza për lirinë e Kosovës, dhe sot udhëhiqni me përgjegjësi shtetin tonë, në qeverisjen qendrore dhe lokale. Krenar me juve dhe punën Tuaj!

Gëzuar 8 Marsi, ka shkruar ai.