Jo vetëm përmbytje, veriu i Shqipërisë zbardhet nga dëbora e dendur
Jo vetëm reshje shiu dhe përmbytje në të gjithë vendin, në vendet malore në Shqipëri ka nisur dendur edhe debora.
Nga raportimet e mbrëmshme në Pukë, ka rëndë dëborë me trashësi deri në 10 cm.
Bora vijon të bjerë në Qafë Mali, ndërsa pritet të shkaktojë probleme në qarkullimin e makinave.
Situata e motit në Shqipëri vazhdon të jetë kaotike për shkak të përmbytjeve që kanë prekur me qindra familje e kanë shkaktuar shumë dëme materiale.
Mësohet se moti pritet të përmirësohet ditën e martë.