Vetaksidentohet vetura te parku i biznesit në Drenas, disa të lënduar (Video)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Komoran-Sllatinë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.
Një veturë është rrokullisur duke përfunduar jashtë rrugës e ku janë disa persona të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e aksidentit janë parë dy autoambulanca të cilat kanë marr të lënduarit për ti dërguar në emergjencë.
Policia e trafikut ndodhet ende në vendin e ngjarjes ndërsa kolona e automjeteve është e gjatë deri te Kroni i Mbretit./IndeksOnline/