Aktorja amerikane thotë se është e lumtur me të dashurin 22 vite më të ri

Aktorja amerikane Helena Bonham Carter, ka bërë një deklaratë për të dashurinë saj, Rye Dag Holmboe.
55 vjeçarja tha se është e lumtur me të dashurin 33 vjeçar, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për ‘Daily Mail’, ajo u shpreh se ndihet me fat që e ka takuar Rye.
Aktorja shtoi se nuk po nxiton të marr një hap më të madh duke theksuar: “Nuk u martova herën e parë”.
Richard Eden i Daily Mail raportoi vitin e kaluar se ajo kishte bërë hapin për të zgjedhur një shtëpi me të dashurin e saj, madje duke shtuar lumturinë e tyre shtëpiake duke adoptuar lepuj shtëpie.
Çifti u takua në një martesë në vitin 2018, pas ndarjes së Helena nga Tim në 2014.
Duke trajtuar diferencën 22-vjeçare të çiftit në moshë, aktorja tha më parë në një intervistë për The Times :
“Të gjithë plaken me një ritëm të ndryshëm. I dashuri im është jashtëzakonisht i pjekur. Ai është një shpirt i vjetër në një trup të ri, çfarë mund të dëshiroj më shumë?”./Indeksonline/
