Boris Johnson ia bllokon të gjitha asetet Abramovichit, dështon shitja e Chelseat!

Shpresat e Roman Abramovich për një shitje të shpejtë të Klubit të Futbollit Chelsea kanë marrë fund. Kjo pasi që Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur sot ti ngrijë asetet e miliarderit rus për shkak të lidhjeve të afërta të tij me Vladimir Putinin.
Abramovich e nxori Chelsean në shitjen para pak ditësh dhe po shpresonte se gjatë kësaj jave do kompletonte shitjen e skuadrës duke e vlerësuar me çmim 4 miliardë euro, shkruan Indeksonline.
“Roman Abramovich është një biznesmen i shquar rus dhe oligark pro-Kremlinit. Abramovich është i lidhur me një person që ka kërcënuar integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Abramovich është ose ka qenë i përfshirë në përfitimin ose mbështetjen e qeverisë së Rusisë” thuhet në një deklaratë të qeverisë britanike.
55-vjeçari kishte shpresuar të përfundonte një marrëveshje këtë javë, por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar më në fund ka vendosur ta sanksionojë atë buke bllokuar shitjen e Chelseat./Indeksonline/