Kthehet mbrapa konvoji me ndihma në Ukrainë

Një konvoj me ndihma humanitare, që po provonte të arrinte në Mariupol, është kthyer mbrapa për shkak të luftimeve atje, ka thënë zv/kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Komentet e saj vijnë pas raportimeve të Këshillit të qytetit të Mariupolit se po vazhdojnë bombardimet ruse.
“Bombat po godasin shtëpitë”, ka thënë në një njoftim Këshilli i qytetit.