75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 10 Mars 2022 / LB

Mustafa e pyet Kurtin: Vajit çka më i ba, boss? Ku me qu?!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi çmimi për një litër vaj sot u rrit në 3.49 euro.

Kjo pasi Kurti dje u bëri apel qytetarëve që ta dërgojnë miellin në furra nëse kanë shumë rezerva.

“Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?!”, shkroi Mustafa në një postim në “Facebook”.