75 Mall Live Search
09:57 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

De Biasi tek Alaves, zëvendësohet nga ish-lojtari i Barcelonës

Pak ditë më parë, Alavesi shkarkoi nga puna trajnerin Gianni De Biasi, ndërsa mbrëmë zyrtarizoi pasuesin e tij, që është ish futbollisti i Barcelonës, Abelardo.

Ky i fundit ka drejtuar Sportingun e Gijonit për rreth 3 sezone, nga ku u shkarkua vetëm janarin e këtij viti.

Ish trajneri i Shqipërisë, De Biasi e drejtoi Alavesin për 7 ndeshje në La Liga, ku arriti të koleksionojë 2 fitore dhe 5 humbje, duke bindur drejtuesit e klubit, t’i komunikojnë ndërprerjen e bashkëpunimit.