75 Mall Live Search
21:04 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Deputetja Statovci për rritjen e çmimeve: Oportunizëm qe varfëron tryezën qytetare

Deputetja Jeta Statovci ka komentuar zhvillimet e fundit në treg, sidomos atë të rritjes së çmimit të vajit.

Sipas Statovcit, rrethanat do të kenë efekt në treg, por që nuk mund të shfrytëzohet për abuzim.

“Është evidente që rrethanat e jashtme do kenë efekt në tregun e bredshem, mirpo kjo asnjeherë nuk duhet të shihet si oportunizëm për të abuzuar me situaten që varfëron tryezen qytetare.

Andaj, mbështesim të gjitha institucionet relevante në aksionet e tyre për të parandaluar, hetuar dhe gjobitur të gjithë operatorët ekonomik që manipulojnë me çmime të përgjithshme, dhe sidomos të produkteve esenciale” ka shkruar Statovci në Facebook.

Tutje ajo ka bërë thirrje që të raportohen këto mashtrime, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me ngritjen e çmimeve në blerje.

“Si deputete e Kosovës shpreh gatishmërinë të mbështes iniciativat për rritje të kapaciteteve institucionale që ky fenomen të mos përsëritet më.

Për çdo mashtrim që mund të ndodhë gjatë blerjeve e në veçanti për çmime, qytetarët luten të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000″ ka deklaruar Statovci.