ShBA: Qytete të shumta të Ukrainës janë rrethuar

Departamenti Amerikan i Shtetit beson se forcat ruse kanë rrethuar shumë qytete, pasi shkatërruan pjesën më të madhe të infrastrukturës së tyre kritike, tha zëdhënësi Ned Price.
Price nuk specifikoi se cilat qytete ukrainase janë aktualisht të rrethuara.
Price akuzoi qeverinë ruse për qëndrimin e panevojshëm në qendrat e popullsisë, me qëllim thyerjen e vullnetit të ukrainasve, shkruan BBC.
Ai shtoi se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës i kanë lënë banorët pa ujë, energji elektrike, ushqime dhe ilaçe.
Shumë njerëz, shtoi Price, nuk kanë mundur të shpëtojnë si rezultat i bombardimeve të pamëshirshme.
Nëanën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha sot se Rusia po angazhon “një numër të shtuar” forcash për të rrethuar qytetet ukrainase.
“Kjo do të zvogëlojë numrin e forcave të disponueshme për të vazhduar përparimin e tyre dhe do të ngadalësojë më tej përparimin rus”, tha Ministria e Mbrojtjes.