75 Mall Live Search
22:33 / E Enjte, 10 Mars 2022 / SH F

Rritja e çmimit të vajit, Inspektorati mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sonte kanë ndërmarrë aksion të inspektimit dhe bastisjes së depos kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” në Lipjan dhe në Fushë Kosovë. Për ketë aksion ka raportuar edhe IndeksOnline.

Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë.

Depot janë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një komunikate nga ky dikaster në Facebook.

“Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”.

Siç shihet edhe në këtë njoftim janë treguar edhe sasitë e vajit që kanë qenë në këto deponi.

Një litër vaj u shit sot në Kosovë me çmim 3.49 euro, derisa kryeministri Albin Kurti, gjatë një konference për media, tha se sot çmimi i një litri vaj në Kosovë ka qenë më i larti në botë.

Po ashtu, gjatë ditës ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se është duke përcjellë me shqetësim ngritjen e çmimeve të disa produkteve bazë, gjë për të cilën ajo thotë se do të ndiqen penalisht bizneset që veprojnë kësisoj.