75 Mall Live Search
22:57 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Disney ndërpret punën në Rusi

Walt Disney Co, me seli në ShBA, është bërë biznesi i fundit që i ka dhënë fund operacioneve në Rusi, pasi njoftoi një “pauzë” të bizneseve të saj në vend.

Lëvizja përfshin licencimin e përmbajtjes dhe produktit, revistën dhe turnetë e National Geographic, Disney Cruise Line, kanale televizive lineare dhe prodhimin e përmbajtjes lokale.

“Disa nga këto aktivitete biznesi ne mund dhe do të ndalojmë menjëherë,” tha kompania në një deklaratë. 

“Të tjerat – të tilla si kanalet lineare dhe disa përmbajtje dhe licencime produktesh – do të kërkojnë kohë duke pasur parasysh kompleksitetin kontraktual”.

Stafi i kompanisë në Rusi, megjithatë, do të mbetet i punësuar nga firma.

Në fillim të kësaj jave, Disney njoftoi se do të ndalonte shfaqjen e filmave teatrale në Rusi.

Dhjetra firma ndërkombëtare kanë mbyllur ose zvogëluar ndjeshëm bizneset e tyre ruse ose kanë hequr dorë nga investimet, duke përfshirë Netflix, McDonald’s, Shell, BP, Sony dhe Starbucks.