Presidentja Osmani takohet me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë.
Në këtë forum, Osmani pati rastin të takohet edhe me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.
Gjatë këtij takimi, Osmani i kujtoi Schmid rreshtimin e Kosovës përkrah aleatëve të vendit, sidomos në përkrahje të popullit ukrainas.
“I shkëlqyeshëm takimi me Sekretaren e Përgjithshëm të OSBE-së Helga Schmid. Përsërita se Kosova qëndron në hap me aleatët në këtë kohë sfiduese dhe gati për të mbështetur qytetarët ukrainas në përpjekjet humanitare globale” ka shkruar Osmani në Twitter.