75 Mall Live Search
18:10 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / C E

Rey Manaj shënon gol të bukur në fitoren e madhe të Spezias

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Spezias ndaj Cagliarit.

Spezia triumfoi 2:0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 29-të në Serie A, duke e arritur kështu një fitore të rëndësishme.

Ishte Erlic i cili shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 55-të të ndeshjes.

Në minutën e 74-të, Rey Manaj e dyfishoi epërsinë e vendasve me një gol mjaft të bukur.

Me këtë fitore, Spezia ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e 15-të, shtatë më shumë se zona e rrezikshme.

Në anën tjetër, Cagliari mbetet i 17-ti me 25 pikë gjithsej.