75 Mall Live Search
12:04 / E Diele, 13 Mars 2022 / MSH

Elgit Doda do të përformojë në koncertin e Malumas në Tiranë

Një nga artistët më “in” kohët e fundit, Elgit Doda, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në koncertin e Malumas në Tiranë.

Super koncerti do të mbahet nesër (14 mars) pasi u anulua dy herë paraprakisht, për shkak të pandemisë COVID-19.

“Me ketë shokun tim shihemi më 14 mars te Sheshi Nënë Tereza” ka shkruajtur Elgiti në InstaStory, bashkë me një video të këngëtarit kolumbian.

Në skenën e këtij koncerti pritet të ngjitet edhe Ronela Hajati, ndonëse këngëtarja nuk e ka konfirmuar plotësisht pjesëmarrjen e saj.

“Pra, si duket unë do të hap koncertin e Malumas në Tiranë! Si duket, do ta shohim” ka thënë Ronela në Twitter.

Megjithatë, burime të afërta me artisten kanë bërë me dije se ajo është gati të ndezë skenën të hënën.

The new date is confirmed, when Maluma's concert will take place in Tirana  - POLITIKOFF