Yjet e PSG-së vërshëllehën nga tifozët

PSG ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e Bordeaux dhe është duke kryesuar tabelën në Ligue 1.
Gjithsesi tifozët e parisienëve nuk i kanë kursyer futbollistët e tyre, pas eliminimit nga Champions League.
Vërshëllimat kanë qenë të shumta, sidomos për Neymar e Messi.
Në ndeshjen e zhvilluar kundër Bordeaux, Kylian Mbappe ishte ai që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të dhe pjesa e parë përfundoi 1-0.
Neymar në fillim të pjesës së dytë i dyfishoi shifrat dhe pas tij realizoi edhe mesfushori argjentinas, Lenadro Paredes.
Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe gjithçka u mbyll 3-0, edhe pse Messi goditi shtyllën.