75 Mall Live Search
19:28 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

Gjendet mjet shpërthyes në Hajvali, Policia jep detaje

Sot rreth orës 15:30 policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një zonë malore në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Pasi njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, zona është siguruar.

“Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat po ashtu ndodhen në vendngjarje“, thuhet në komunikatën e policisë.