75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

Kjo është këngëtarja shqiptare që do të hapë koncertin e Maluma’s

Nesër (14 mars) do të mbahet koncerti i shumëpritur nga artisti me famë ndërkombëtare, Maluma.

Përveç tij, në këtë event do të marrin pjesë edhe disa nga artistët shqiptar, shkruan Indeksonline.

Ishte Elgit Doda i pari ai i cili tregoi se do të marr pjesë ndërsa së fundmi edhe Ronela konfirmoi pjesëmarrjen.

Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se do ta bëjë hapjen e festivalit.

Kujtojmë që Ronela këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”./Indeksonline/