Evropa pret dhjetorin më të ftohtë në 7 vitet e fundit
Dhjetori më i ftohtë në shtatë vitet e fundit do të prishë mesataren e një prej viteve më të nxehta në Evropë ndonjëherë, vlerësojnë meteorologët e botës.
Gjysma e parë e muajit do të jetë jashtëzakonisht e ftohtë, përpara se temperatura të rritet përsëri në nivelin e zakonshëm për këtë kohë të vitit, raporton Bloomberg.